Rrëfimi i ndërtuesit të autostradës, i cili qëndroi i varur 45 metra mbi tokë më shumë se një orë

Për më shumë se një orë, Përparim Sadiku qëndroi i varur 45 metra mbi tokë.

Atë e shpëtoi një kavo e metalit e cila e mbajti në këtë pozitë pasi ra nga ura e autostradës në ndërtim ”Arbër Xhaferi”, njofton Klan Kosova.

Derisa po priste ta shpëtonin, ky i ri telefonoi në shtëpi dhe kërkoi të di çfarë ka për darkë.

Ai ka folur para kamerës për minutat më të gjatë të jetës së tij.

Ka thënë se gjithçka ka qenë “si në filma aksion”.

“Kam pasur panik në vete, por jo aq shumë, se s’kam fobi prej lartësisë”, ka treguar ai.

SHPËRNDAJE