Rrëfimi i përvojave të delegatëve që miratuan deklaratën e 2 Korrikut

Delegatët që morën pjesë në miratimin e deklaratës së dy korrikut rrëfejnë përvojat e asaj dite.

Brenda  mureve të kësaj shtëpie ruhen kujtimet e filleve të shtetit të Kosovës.

Në kohën kur shqiptarëve po ju shkeleshin të drejtat në mënyrë drastike nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, një ngjarje e rëndësishme kishte ndodhur këtu.

Pak ditë para dy korrikut, në këtë dhomë ishte shkruar Deklarata e parë Kushtetuese e Kosovës.

Po këtu ishte dakorduar edhe përmbajta e tekstit të saj. E kujtimet e asaj dite i mban të freskëta ende pronari i shtëpisë e njëri prej nënkryetareve të legjislaturës së atëhershme, Skender Skenderi.

E me dy korrik para Kuvendit, këta delegat edhe e shpallën atë që njihet si Deklarata Kushtetuese.

Këtë dokument që mbeti në histori, e kishte lexuar Muharrem Shabani.

Ky me mallëngjim kujton ato momente.

Delegatët këtu kishin ardhur të vendosur të dërgojnë këtë punë deri në fund e madje edhe të vdesin në emër të kësaj detyre.

Por fatmirësisht atyre nuk u ndodhi më e keqja.

Kujtime të asaj dite ka edhe nënkryetari i atëhershëm i Kuvendit, Iliaz Ramajli.

Ai tregon se  ishte goxha sfidë e besa edhe rrezik në çdo hap por si kurrë më parë kishte edhe guxim.

Deklarata Kushtetuese u nënshkrua nga 115 delegatë  shqiptar, teksa kushtetua e Kosovës më pas u miratua me 7 shtator në Kacanik.

SHPËRNDAJE