Rrëfimi i refugjatit kosovar në Zvicër: Babait tim i detyrohem shumë

Refugjati kosovar, i cili iku nga lufta që shkatërronin vendin e tij, Sali Zymberi mbërriti në Clermont në moshën 9-vjeçare. Ai ka arritur në Clermont 20 vite më parë dhe tashmë ai e di mjaft mirë gjuhën frënge, raporton lamontagne.fr

Në Shtator të 1999, një  fshati i vogël i Gjilanit ishte bërë shkrumb e hi nga bombardimet serbe kundër shqiptarëve dhe mijëra banorë të asaj zone të vogël ishin detyruar të iknin nga vendi.

Mes të larguarve ishte edhe 9-vjeçari Sali Zymberi dhe e gjithë familja e tij, e cila u detyrua të heqte dorë nga gjithçka për të ikur nga abuzimet e milicive paramilitare që po përhapin terrorin në të gjithë vendin.

“Nuk kisha frikë, sepse isha vetëm një fëmijë, i vetëdijshëm se po ndodhte diçka, por pa kuptuar vërtet seriozitetin dhe rrezikun”, thotë tani i riu shqiptar.

Falë përpjekjeve të babait të tij, familja e tij ishte marrë nënë kujdesin e trupave të OKB-së dhe kishte hyjnë në Francë. Sali nuk mendoi se kjo është hera e fundit që do ta shikonte atdheun e tij. Së pari familja u mirëprit në Lyon, pastaj në Clermont  dhe së fundmi ata kanë shtëpinë e tyre në Sonacotra të Rue du Cheval, në rrethin e Croix-de-Neyrat, e cila do të bëhet djepi i një jete të re për ta.

“Ne u mirëpritëm këtu, sot nuk do të jem në gjendje të marr familjen ose miqtë e mi. Kemi pasur një shtëpi të tërë vetëm për ne,secilin kishte dhomën e tij, një kuzhinë dhe gjithçka … Dhe veçanërisht një ngrohtësi të vërtetë njerëzore”, kujton Sali me dashuri.

Por në mesin e parajsës së re ai kujton një balonë të kuqe nga fëmijëria e tij me të cilën luante.

“Ishte diçka e re për mua dhe mendoja se lodra mund të zëvendësonte bukën. Është një imazh në kujtesë që vazhdon të më kthehet. Deri në pikën që çdo herë që blej një lodër për fëmijët e mi (tani 29 vjeç, ai është i martuar që nga viti 2008 dhe babai i dy vajzave dhe një djali i vogël), unë  gjithmonë kujtoj atë balonë të kuqe këtu e njëzet vjet më parë, dhe për mua ishte simboli i lirisë, paqes dhe gëzimit”.

I diplomuar në CE1 në shkollën Jules-Vallès, i lejon atij të mësojë gjuhën shumë shpejt, dhe ai i ka mbaruar studimet për  teknik dentar. Megjithatë, ai nuk dëshiron të punojë në këtë profesion, përcjell abcnews.

“Një punë shumë e përpiktë që kërkon shumë aplikim dhe durim dhe unë ndoshta nuk i kam cilësitë e kërkuara”.

Që nga viti 2018, ai punon si roje në CeCler (Qendra e reintegrimit rezidencial dhe social të Clermont-it).

Padyshim kjo është një punë që mund të ndohmojë të tjerë që janë në situatën eqë ai ka qenë dikur.

Në nder të babait të tij

Por ai të cilit i riu thotë se i detyrohet më së shumti është, mbi të gjitha, babai i tij: “Ai na dha jo vetëm jetën, por edhe mbi të gjitha na e ruajti jetën. Ai gjithashtu ka futur tek unë vlerat familjare, guximin, punën e vështirë dhe këmbënguljen që unë përpiqem sot ta përjetësoj “.

Por ai ka një shprehje ku përmbledh gjithë jetën e tij: “Tani në Francë është historia ime”.

SHPËRNDAJE