Rrëfimi prekës i Hakiut, i lindi vajza sa ishte në burg (Pamje)

Haki Aziri është njëri nga të liruarit e rastit ‘Monstra’. Aziri për pesë vite e shtatë muaj ishte në burg, ndërkaq ditë më parë u lirua në arrest shtëpiak.

Në një intervistës mjaft prekëse për “Studio e Hapur” të “TV Shenja” nga Maqedonia, ai ka folur për vitet që i ka kaluar në burg, maltretimet e ndryshme, dhe deri te lirimi, përcjell albinfo.ch.

Madje, Hakiut i kishte lindur një vajzë, derisa ai po qëndronte në burg, kurse theksoi se ishte i pafajshëm.

“Kur më arrestuan e kisha një djalë ishte 9 muajsh dhe gruaja ime ishte shtatzënë dhe pritsha me 15 nëntor të më vijnë në vizitë. Më erdhën baba dhe vëllai, e kishin bërë një fotografi të vajzës time dhe më thanë urime të ka lindë një vajzë. Rëndë po çka të bësh për mua ka qenë shumë e vështirë.

Ma prunë vajzën pas një muaji, më lejuan që ta vizitojë vajzën time. Nuk e dija sa do të rri, edhe djali edhe vajza thosha po rriten me brengat se çfarë prindi kanë, por isha i bindur se prindërit e dinë, popullata e dinë edhe fëmijët do të kuptojnë se nuk e kanë babën për atë që e akuzojnë, por falë Zotit erdh drejtësia dolëm më parë se ato t ë rriten dhe të kuptojnë për burgun e prindit të vetë”, tha Aziri ndër të tjera për “TV Shenja”.

SHPËRNDAJE