Rrënohet objekti i komunës së Vushtrrisë (Pamje)

Administrata e komunës së Vushtrrisë muajin gusht ka kaluar në objektin e ri, të ndërtuar falë një donacioni të BE-së të dhënë para shumë vitesh.

Një kompani e kontraktuar sot ka bërë rrënimin e objektit të vjetër të komunës, shkruan Veriu.info.

Në këto foto të bëra nga Veriu.info shihet se si punëtorët po merresh me largimit e mbetjeve të vrazhda të ish objektin komunal.

Kjo hapësirë do të bëhet shesh, i cili sipas vendimit të marrë sivjet nga kuvendi komunal do të quhet sheshi “Ahmet Krasniqi”./Veriu.info