“RRESHTI 1 KILOMETËR I GJATË, KËQYRENI HAJNIN” – PËRPLASJA MES ZEKËS DHE KONJUFCËS

Milaim Zeka ka eskaluar sërish në ofendime. Kësaj radhe viktimë e ofendimeve të tij ka qenë shefi i Vetëvendosjes në Kuvend, Glauk Konjufca.

E gjithë ngjarja filloi kur Konjufca i përmendi gjykimin që Zeka është duke u përballur.

Ai tha se për të do të kishte qenë e rëndë nëse një fjalë e vogël për të do të dëgjohej duke iu referuar si hajn.

Ai tha se për Zekën janë 907 dëshmitarë të gatshëm për të dëshmuar “këqyre hajni”. Konjufca e quajti të pa pranueshme që një njëri si Zeka të mbajë ders në Kuvend të Kosovës.

“Imagjinojeni një situatë kur je duke u shëtitur nga sheshi ‘Skënderbeu’, bulevardi ‘Nëna Terez’ je tu shkuar deri në veterrik në këmbë. Mundesh me taku mija njerëz nëpër qytet dhe vetëm njëri prej atyre të ish drejtuar nga unë dhe me një pëshpërimë të vogël me thanë qyre hajni, kur isha kthyer natën në shtëpi e kisha pas të vështir me fjet”.

“Ama me tu bë 907 veta, 1 kilometër rreshti i gjatë. 907 dëshmitarë e me thanë këqyre hajni që mi ka marrë ka 2 deri në 3 mijë euro kjo nuk donë koment. 907 veta kanë me dalë në gjykatë këqyre hajni mi ka marrë 2 mijë ose 3 mijë euro për viza”.

“E një njeri i tillë me dal në foltore të Kuvendit e me të mbajë ders, kjo në asnjë shtet të botës nuk ndodhë veç në Kosovë”, ka deklaruar Konjufca në kuvend, shkruan Insajderi.

Më pas deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka eskaluar sërish në foltoren e Kuvendit të Kosovës. Ai ka ofenduar rëndë deputetin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën duke e quajtur psikopat dhe budalla.

“Nëse një prokuror del dhe e qet vetëm një person që thotë se i kam marrë para unë as gazetar nuk puno”.

“Ti e dëshmove që je një psikopat, një i sëmurë mental dhe je një budall dhe je një hajvan aq i madh”, ka deklaruar Zeka./Insajderi.com

SHPËRNDAJE