Rrëzohet kulmi i Komunës së re të Podujevës, ja pamjet!

Nga erërat e forta janë shkaktuar sot një sërë dëmesh në Kosovë.

Rasti i fundit është në Podujevë.

Me këtë rast, kulmi i objektit të Komunës së re është rrëzuar. Policia ka treguar se përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk ka të lënduar, transmeton ‘Indeksonline’.