Rrihen dy shqiptarë në Novi Sad

Dy shqiptarë u rrahën mbrëmë në një rrugë në Novi Sad sipas raportimeve jeta e njërit prej tyre është në rrezik. Policia ka identifikuar viktimat G.B dhe C.M., të lindur në vitin 1999 ndërkaq po e heton rastin. Për incidentin ka reaguar Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që fajtorët të nxirren para drejtësisë.

Kjo Shoqatë ka shprehur falënderim për shërbimin spitalor të Vojvodinës që ka reaguar me profesionalizëm.

“Shoqata njofton se i riu me inicialet C.M. është në rrezik për jetën pasi ka të thyer eshtrat e kokës dhe ka gjakderdhje në tru”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Shqiptarëve të nënshkruar nga kryetari i saj, Demë Berisha.

SHPËRNDAJE