Rriten çmimet e karburanteve

Çmimi i karburanteve në Maqedoni prej sonte në mesnatë do të rritet për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të derivateve të naftës të rafinuara dhe me pakicë mesatarisht për 3,03 gjegjësisht për 1,98 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 73,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 75, EURODISEL (D-E V) për 67, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 55,5 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,399 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 35,75 denarë për një kilogram.

Si arsye për rritjen e çmimit me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE e përmendin çmimin më të lartë mestar për 4,17 për qind të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e fundit dhe për 0,53 për qind kursin më të ulët të dollarit në raport me denarin.

SHPËRNDAJE