Rritet numri i të infektuarve në Prishtinë, shtohen rastet edhe në disa komuna tjera

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 225 raste me koronavirus në Kosovë, gjersa është njoftuar edhe për 13 të vdekur.

Këto shifra kanë dalë nga 477 mostra sa janë testuar gjithsej.

IKSHPK po ashtu ka njoftuar edhe për 201 të shëruar, duke çuar në 5.190 numri total të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

Për nga numri i të infektuarve prin Prishtina me 93 raste, pasuar nga komuna e Mitovicës me 16 raste, Gjilani me 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Pejë 7 raste,

komuna Podujevë 7, komuna Shtime 6 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE