Rritet sërish çmimi i Vedat Muriqit, kjo është vlera e re e futbollistit të Fenerbahces

Dhjetë gola e tre asistime për Fenerbahcen në 16’të paraqitje dhe katër gola e dy asistime në 6 paraqitje me Kosovën.

Jo më kot skuadra si Manchester United e Tottenhem janë të interesuara për t’i siguruar shërbimet e yllit të kombëtares së Kosovës dhe të klubit të Fenerbahces, Vedat Muriqit.

Sulmuesi “vrastar” ka shkëlqyer kudo që është paraqitur, qoftë me skuadrën apo me përfaqësuesen, andaj këto paraqitje mbresëlënëse po i detyrojnë ekipet elitare evropiane që të interesohen për shërbimet e tij.

Ndërkaq, së fundi, ka qenë sajti i tregut të transferimeve, “transfermarkt.de” që ka zbuluar çmimin e ri. Nga tetë milionë sa e kishte muaj më parë, tani vlera e tij rezulton të jetë 12 sosh. Kujtojmë se edhe vitin e kaluar atij iu ishte rritur çmimi, nga tre në tetë milionë.

Ende nuk dihet shuma për të cilën skuadra e madhe turke është e gatshme të heqë dorë nga ai, por raportohet të jetë afro 40 milionë.

SHPËRNDAJE