Rrokulliset autobusi me ushtarë serbë, lëndohen kaq persona?

Një autobus me ushtarë serbë është rrokullisur derisa ishte duke i transportuar ata.

Si pasoj e kësaj rrokullisje, që ka ndodhur tek ura në Przar afër Vranjës, janë lënduar 23 ushtarë serbë, shkruajnë mediat serbe.

Dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse aktualisht është duke u mbikëqyrur gjendja e të lënduarve.

“Telegraf.rs” raporton se fatkeqësia më e madhe është shmangur, marrë parasysh terrenin e rrezikshëm që ka kërkuar 10 automjete të ndihmës emergjente.

SHPËRNDAJE