Rrustem Musa i PDK-së: Do të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës nga dega e Mitrovicës, Rrustem Musa, ka thënë se tani duhet filluar jetësimin e Fillimit të Ri, duke qenë zëri i qytetarëve.

Musa, i cili është zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe shef i asambleistëve të PDK-së në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës, ka treguar se këto ditë është takuar me bashkëluftëtarët, profesorët, mjekët, studentët, bujqit, zejtarët, pensionistët e shumë qytetarë tjerë anekënd Kosovës.

Ja postimi i plotë i Rrustem Musës në Facebook:

Tërë këto vite kemi rrugëtuar së bashku. Kemi kaluar shumë sfida. Kemi çliruar vendin dhe kemi ndërtuar shtetin tonë. Përulësisht ju jam shumë mirënjohës që më keni qëndruar afër dhe më keni mbështetur kaq shumë për tërë këto dy dekada.

Miq të dashur,

Tani më është besuar një detyrë e re për të filluar jetësimin e Fillimit të Ri duke qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës.

Prandaj, këto ditë kam vazhduar takimet me bashkëluftëtarët, profesorët, mjekët, studentët, bujqit, zejtarët, pensionistët e shumë qytetarë tjerë anëkënd Kosovës. Jam krenar për mbështetjen dhe besimin tuaj që keni shprehur për kandidaturën time. Prandaj, pafundësisht ju them faleminderit për besimin tuaj!

Mbështetni Partinë Demokratike të Kosovës! Mbështetni liderin tonë Kadri Veseli!

Na priftë e mbara!

#FillimiRi #PDK12 #RrustemMusa71