Rrustem Musa i PDK-së përmbyll fushatën zgjedhore në Shalë të Bajgorës

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Mitrovica, Rrustem Musa, ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Shalë të Bajgorës, ku i pranishëm ka qenë edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli.

Musa ka thënë se me “Fillimin e Ri”, do të filloj një epokë e re edhe për rajonin e Shalës, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Rrustem Musës në Facebook:

Përmbyllje madhështore e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në Shalë të Bajgorës.

Sot Shala dëshmoi përkrahjen dhe fuqinë e pakontestueshme të PDK-së, ndërsa me 11 Qershor do të dëshmohet edhe përmes votës për të festuar së bashku fitoren e madhe dhe për të nisur #FillimiRi.

Me “Fillimin e Ri”, do të filloj një epokë e re edhe për rajonin e Shalës. “Nuk janë vetëm resurset nëntokësorë që e bëjnë të pasur Shalën.

Pasuria më e madhe janë njerëzit punëtorë e të ndershëm, të cilët janë pjesë dhe bartës të “Fillimit të Ri”, për një Kosovë të re dhe të zhvilluar.
Boto: #PDK12 #KadriVeseli1 #RrustemMusa71

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE