Rrustem Musa prezanton programin e ‘Fillimit të ri’ para banorëve të lagjes ‘7 Shtatori’ në veri

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Mitrovica, Rrustem Musa, ka vazhduar edhe sot aktivitetet në kuadër të fushatës parazgjedhore, me ç’rast ka takuar banorët e lagjes ‘7 Shtatori’ në veri të Mitrovicës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe njëherësh nënkryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë, Rrustem Musa, para banorëve, simpatizantëve dhe anëtarëve të PDK-së në veri është zotuar se do të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Rrustem Musës në Facebook:

Takim i shkëlqyeshëm me qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike tê Kosovës në lagjen 7 shtatori në veri. Bashkëbiseduam për sfidat, nevojat dhe mundësitë. Prezantova programin e Fillimit të ri i cili është programi që do të rikthej jetën dhe zhvillimin në këtë pjesë të qytetit. I sigurova edhe njëherë qytetarët e asaj zone se do të jemi zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

#fillimiri #PDK12 #RrustemMusa71