RTK ndalon transmetimin e emisionit me hoxhallarë – ja çka bëjnë imamët

Emisioni argëtues “Supersfida” nuk është shfaqur si zakonisht në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) të dielën, në një edicion që ka pasur të ftuar hoxhallarët nga Kosova dhe ata nga Maqedonia.

Edhe pse ky emision transmetohet çdo të diel në orën 20:15 në Transmetuesin Publik, këtë fundjavë emisioni nuk u transmetua.

E kjo ngjalli reagime në mesin e imamëve në Kosovë, të cilët kritikuan RTK-në dhe thanë se ky rast dëshmoi se struktura e RTK-së është “anti-islame dhe islamofobe”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Kryeimami i Mitrovicës, Rexhep Lushta, deklaroi dje se emisioni nuk u transmetua në RTK-së, pasi sipas tij, në këtë edicion të emisionit ishin të ftuar hoxhallarët.

“RTK si një medium publik që është e që synon të paguhet nga taksat e mbi 90 për qind të taksapaguesve të besimit islam edhe njëherë dëshmoi se struktura organizative e RTK është anti-islame dhe islamofobe”, deklaroi ai.

Lushta e cilësoi këtë akt të RTK-së një “turp të radhës.”

“Ky është turpi i radhës e pastaj flasin për lirinë e shprehjes dhe lirinë e besimit. Turp RTK”, ka shkruar imami nga Mitrovica, dje në rrjetin social Facebook.

Edhe imami tjetër nga Prizreni, Enes Limani ka reaguar ashpër lidhur me këtë veprim t Transmetuesit Publik. Ka thënë se RTK për arsye banale nuk e transmetoi emisionin ku të ftuar ishin hoxhallarët.

“RTK mediumi publik ku ju dhe unë paguajmë tatim në mënyrë krejtësishtë të ulet dhe pa kurrfar arsye ose për arsye banale nuk do ta emetoj emisionin e Enis Ujkanit ‘Supersfida’ ku pjesmarrës ishin hoxhallarët nga Kosova dhe Maqedonia”, ka thënë ai.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me drejtuesit e televizionit RTK 1, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ta. /Insajderi

SHPËRNDAJE