Rusët sulmojnë Amerikën dhe Britaninë e Madhe

Hakerët të cilët dyshohen se janë të lidhur me Rusinë, kanë sulmuar dhjetra vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe agjensitë e inteligjencës amerikane

Grupi Turla me bazë në Rusi u akuzua, pasi i vuri fajin Iranit për një spiunazh kibernetik. Kjo u mundësoi rusëve që të kenë një qasje në një numër qeverish, dhe subjektesh tjera, kryesisht në Lindjen e Mesme, që dyshohet se janë komprometuar nga iranianët.

Hakerët e dyshuar rus u bënë aq të aftë në metodat e përdorura nga grupi – i njohur si APT34 ose OilRig – sa që ata ishin në gjendje të nisnin sulmet e tyre në internet duke paraqitur si iranianët, sipas Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar (NCSC).

Kjo do të thoshte, se ata që ishin sulmuar nisën hetime mbi ata të cilët i kishin vënë në shënjestër, dhe kjo do bënte që ata të fajësonin më shumë grupin e lidhur me Iranin, sesa fajtorin e vërtetë, grupin e lidhur me Rusinë./gazetametro.net

SHPËRNDAJE