Rusia alarmohet për Ushtrinë e Kosovës: ja çfarë paralajmërojnë nga Moska

Ministria e Jashtme ruse është informuar lidhur me mundësinë e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe konsideron se kjo është shkelje e Rezolutës 1244 si dhe mund të çojë në hapa ‘destabilizues për rajon”. Kështu shkruan agjencia e lajmeve Tass.

“Prishtina ka paralajmëruar lidhur me planet për të kthyer Forcën e saj të Sigurisë në Ushtri të armatosur më 14 dhjetor”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të jashtme, sipas këtij medium, duke shkuar tutje se “hapa të tillë janë shkelje e Rezolutës 1244 dhe mund të destabilizojnë rajonin”.

“Aksioni i autoriteteve kosovare për të formuar ushtrinë e tyre, mund të ketë pasoja serioze jo vetëm për vendet e populluara me serbë në Kosovë, por edhe për gjithë Ballkanin”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

“Presim që forcat e Kosovës të qëndrojnë në mandatin e tyre të përcaktuar dhe të neutralizohet një veprim i tillë si dhe të ketë çarmatim në rast se krijohet kjo ushtri”, thuhet në deklaratën e MJ’së ruse.

“Prishtina, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të lejojnë shqiptarët në Kosovë të ndërmarrin hapa të tillë që do të mund të çonin në tensionimin e situatës”, thuhet tutje në deklaratë.