Rusia e konsideron ushtrinë e Kosovës kërcënim për Ballkanin

Moska konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet kërcënim serioz për sigurinë së Ballkan, sipas komunikimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Siç thuhet, krijimi i ushtrisë së Kosovës, të mbështetur nga anëtarët prijës të NATO’s, paraqet shkeljen më të vrazhdë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në të cilën ishte theksuar domosdoshmëria e demilitarizimit të të gjithë grupeve të armatosura të shqiptarëve të Kosovës.

Rusia jo për herë të parë ‘paralajmëron’ për rrezikun e ushtrisë së Kosovës pasi sipas tyre, nuk ka garanci që ajo nuk do të përdoret kundër popullatës serbe në Kosovë sipas tyre.

Federata Ruse e udhëhequr nga Vladimir Putin ka shtuar aktivitetin hibrid në Europë ku vërehet vëmendje e shtuar drejt situatës në Mal të Zi, e jo për herë të parë.

Rusia kishte kritikuar shtetin malazez për miratimin e ligjit për liritë fetare duke mbështetur Kishën Ortodokse Serbe dhe pretendimet e saj në Mal të Zi.

Më parë ishte raportuar nga presitigjiozja amerikane The New York Times se ishin agjentë rus që kishin tentuar grusht shtetin e dështuar në Mal të Zi.

Rusia haptas deklaron se shtrirja e NATO’s në Ballkan është e padëshiruar për ta.

Së fundi marrëveshja e Prespës mundësi zgjidhjen e konfliktit të emrit të Maqedonisë së Veriut që e nisi procesin e anëtarësimi të Maqedonisë së Veriut në aleancën veri-atlantike gjithashtu.

Dy shtetas rus ishin arrestuar me 13 janar nën dyshimin se kishin kaluar kufirin ilegalisht në Kosovë dhe ka dyshime për aktivitet të shtuar të agjenturave sekrete ruse në Kosovë me qëllim të destabilizimit të vendit.

SHPËRNDAJE