Sa është e zëshme shoqëria kosovare

Që pas luftës, shoqëria kosovare ka qenë përballë shumë sfidave e problemeve prej më të ndryshmeve, shumë prej të cilave kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë edhe në jetën e tyre.

Andaj, jo rrallë, kanë përfunduar në rrugë duke kërkuar të drejtat e tyre, dhe mbi të gjitha edhe drejtësi për çështje të caktuara. Padrejtësi, përbuzje, korrupsion e krime të shumta të pazgjidhura u bënë shkak i shumë protestave në vend, e që në raste të shumta, fatkeqësisht rezultati ka munguar.

Rreze Hoxha, koordinatore në aktivitete solidarizuese për çështje të ndryshme, thotë se janë disa çështje për të cilat shoqëria jonë ka treguar gatishmëri për t’i kundërshtuar ato me mjete demokratike, përfshirë edhe protestat. Por, shton se ka edhe raste të tjera të ndjeshme ku do të duhej të ekzistonte një vullnet i tillë.

Ndërsa, Blerta Aliu nga KDI-ja, tregon se sa të sakta janë format e reagimit ndaj këtyre kauzave.

Ndryshe, aktivistja Luljeta Aliu deklaron se detyra më madhore në demokraci për bashkëjetesën e shoqërisë, u takon vetë qytetarëve.

Siç shihet, aktivizimi qytetar është më se i domosdoshëm.

E se qytetarët tanë dinë të mobilizohen dhe të jenë të zëshëm e tregon edhe rasti i fundit, marshi “Një popull për drejtësi”, i cili do të organizohet më 5 nëntor në Prishtinë, nëpërmjet të cilit po kërkohet drejtësi për Astrit Deharin.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE