Sa është paga e Presidentit të ShBA-së?

Derisa është në detyrë, presidenti amerikan merr një pagë prej 400,000 dollarëve në vit dhe një llogari për shpenzime prej 50,000 dollarëve ne vit. Kongresi përcakton pagën vjetore të Presidentit. Herën e fundit, Kongresi e ngriti pagën në nivelin aktual në vitin 2001. Pagën presidentët e shpenzojnë për shpenzime personale si ushqimi apo pastrimi kimit i teshave.

Titulli 3 i Kodit të SHBA-ve gjithashtu i jep Presidentit një shumë për udhëtime prej 100,000 dollarëve dhe 19,000 dollarë për shpenzime argëtimi. Përfitime të tjera për Presidentin përfshijnë transportin falas në limuzinë presidenciale, Marine One (anije), dhe Air Force One (aeroplan).

Presidenti e ka të siguruar akomodimin. Ai ose ajo përfitojnë akomodim të mobiluar falas në Shtëpinë e Bardhë. Familja e Parë gjithashtu merr 100,000 dollarë për të ridekoruar Shtëpinë e Bardhë për t’u ndier si në shtëpinë e tyre. Disa President, si Obama, në vend të kësaj kanë përdorur fondet e tyre për ridekorim. Vlerësimet tregojnë se Trump ka harxhuar 1,75 milion dollarë, megjithëse është e paqartë nëse ai ka paguar për këtë, apo taksapaguesit amerikan. Mirëmbajtja e Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kërkon banorë të përhershëm përfshirë shërbyesit, kuzhinierët, shërbëtorët dhe kopshtarët.

Presidenti gjithashtu merr kujdes shëndetësor falas nga mjeku zyrtar që drejton Njësinë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Presidentët dhe bashkëshortët e tyre nuk mund të marrin veshje falas derisa janë në detyrë. Nëse ata veshin një gjësendë të pranuar si dhuratë, atëherë ata duhet ta vendosin atë në Arkivin Kombëtar pasi të përfundojnë mandatin. Kjo vlen edhe për të gjitha dhuratat e tjera.

Presidentët që nuk morën pagë

Kushtetuta kërkon që një president të marrë një pagë. Etërit Themelues të Amerikës donin të mbronin edhe presidentët e pasur nga fatkeqësia që mund t’i tundonte ata për të marrë ryshfete. Paga mund të jetë krijuar gjithashtu për të siguruar që mungesa e pasurisë personale nuk do të ndalojë një president të zgjedhur të marrë detyrën.

Sidoqoft, katër presidentë kanë refuzuar marrjen e pagës. Në vend të kësaj, ata dhuruan të gjithë ose një pjesë të saj. Këta president janë: Donald J. Trump, John F. Kennedy, Herbert Hoover, dhe George Washington.

SHPËRNDAJE