Sa klube striptizi janë në Kosovë?

Mbi 1 mijë biznese janë të regjistruara në Kosovë si lokale të vallëzimit erotik të njohur si striptiz.

Më së shumti ka në Ferizaj. Së paku kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë. Megjithatë nuk tregohet nëse ky biznes është legal në Kosovë ose jo.

“Nuk është përgjegjësinë e ARBK-së të lejojë ose ndalojë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike për një subjekt ekonomik. Gjithsejtë me këtë NACE kodit 9329 janë të regjistruara 1,171 biznese”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të këtij institucioni për Gazetën inFokus.

Ata theksojnë se bizneset në Agjencinë e tyre regjistrohen për veprimtari ekonomike legale, kurse për licenca duhet të pajisen diku tjetër.

Nëse në regjistrin e bizneseve të regjistruara kërkohet emir striptiz, del se numri më i madh i lokaleve me këtë veprimtari është në Komunën e Ferizajt, ndërkaq në pjesët tjera të Kosovës numri është dukshëm më i vogël.

Gazeta inFokus ka raportuar gjatë ditës së sotme se disa të rinj kanë shpërndarë fletushka në sheshet e Prishtinës, në të cilat promovohej një klub striptizi.

Ato madje ishin shpërndarë edhe në prani të fëmijëve e të miturve. /Gazeta inFokus/