Sa kuaj, gomarë e pula ka Kosova?

Blegtoria është një nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të vendit. Krahasuar me nevojën për konsum, Kosova nuk ka sasi të mjaftueshme të kafshëve dhe gjedheve, shkruan Gazeta Blic.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Kosova importon sasi të mëdha të mishit dhe produkte tjera bujqësore.

Me një sipërfaqe prej 10.905 kilometra katrorë, Kosova ka 258.662 krerë gjedhe, 181.105 krerë dele, 28.703 krerë dhi dhe 40.164 krerë derra.

Numri i njëthundrakëve (ku bëjnë pjesë kuajt, gomarët e mushkat) është 1.944 krerë, ndërsa numri i shpezëve 2.568.032.

Nga po ky burim, Kosova del të ketë 182, 476 koshere bletë./Gazeta Blic