Sabahedin Ramaxhiu ia falsifikon nënshkrimin Zeqir Kiqinës? Arsim Bilalli kërkon heshtjen e skandalit në këmbim të favoreve

Dje kemi raportuar se si me kërkesë të drejtorit të Financave i Telekomit të Kosovës, Nuredin Krasniqit, është shkëputur një kontratë e kësaj kompanie publike me portalin Veriu.info, që në shikim të parë duket normale pas situatës jo të mirë financiare të Telekomit.

Mirëpo, siç kemi raportuar, kjo është bërë me qëllim të hakmarrjes për shkak të një shkrimit të portalit Veriu.info, i cili kishte zbuluar se si Nuredin Krasniqi ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme UD i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës.

Veriu.info ka mësuar se nënshkrimin tek emri i Zeqir Kiqinës e ka dhënë Sabahedin Ramaxhiu, drejtor i zyrës ligjore në Telekom, duke bërë kështu falsifikim të dokumentit zyrtar, pasi që UD i Kryeshefit, Zeqir Kiqina, ka konfirmuar se ai nuk ishte në dijeni për nënshkrimin e  dhënë dhe as për shkëputjen e kontratës.

Më 23 prill Veriu.info i kishte drejtuar shkresë zyrtare Zeqir Kiqinës, por që akoma nuk ka dhënë përgjigje për masat e ndërmarra, ani pse më 20 prill ishte zotuar se do të ndërmerrte masa.

I kontaktuar nga me 7 maj për ta sqaruar rastin, Zeqir Kiqina kishte thënë se është shumë i zënë, përderisa kishte udhëzuar që të kontaktohet zyrtari për informim i Telekomit, Arsim Bilalli.

Arsim Bilalli vetëm disa minuta pas kësaj përgjigje të Zeqir Kiqinës ka thirrur në redaksinë e portalit Veriu.info, me ç’rast ka kërkuar që të heshtet rasti i falsifikimit të nënshkrimit të Zeqir Kiqinës. Madje, ai në këmbim të ‘mos marrjes’ me rastin nga Veriu.info, është zotuar se portali Veriu.info do të jetë në top 10-në e portaleve që do t’iu jepen reklamat.

Mirëpo, sigurisht se këtë ofertë të jashtëligjshme dhe jo etike nuk ka rënë portali Veriu.info, përderisa Arsim Bilalli thotë se Zeqir Kiqina ‘nuk merr vesh në këto punë’.

Arsim Bilalli në momentin që e ka parë se Veriu.info nuk po i nënshtrohet presionit dhe po kërkon që rasti të sqarohet rasti i falsifikimit të nënshkrimit ka thënë: “Vazhdoje ti tanen, edhe po kqyrum apo ta qet ty a mu”.


Foto: Arsim Bilalli

 


Vendimi i nënshkruar me falsifikim

 

Puç në Telekomin e Kosovës, Nuredin Krasniqi vetemërohet Kryeshef Ekzekutiv

Nuredin Krasniqi nis hakmarrjen ndaj Veriu.info – Zeqir Kiqina e pranon se ia falsifikuan nënshkrimin (Dokument)

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE