Sabri Fejzullahu dhe Blero publikojnë bashkëpunimin e shumëpritur “Syni syni”

Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Sabri Fejzullahu dhe Blero kanë bashkuar forcat për projektin e radhës muzikor.

Dyshja kanë lansuar bashkëpunimin “Syni syni” i cili erdhi në kuadër të festave të fundvitit.

Projekti është punuar me teksti dhe orkestrimi të Chipsi, dhe tashmë gjendet në kanalin ‘Youtube’.

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi i katërt i Bleros, pasi pak kohë më parë ai publikoi “T’kam humb” me Kaltrina Selimin, “Fjalët” me Burak Vehapin dhe “Ke Gabu” në duet me Leonora Jakupin.

Përveç kësaj, Blero para pak kohësh lansoj albumin “6 copë jetë”, ku përfshihen gjashtë balada të veçanta e që u mirëpritën nga publiku.

Ndërsa në anën tjetër edhe Sabri Fejzullahu pati një vit të ngarkuar dhe mjaft të suksesshëm me projekte të shumta muzikore.

SHPËRNDAJE