Safet Kamberi: Vjosë, ne jemi me ty

Sot, LDK mbajti tubimin elektoral në sheshin e qytetit në Mitrovicë, ku kandidatja e kësaj partie për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, prezantoi plan-programin e vet qeverisës.

Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, thotë se beson që Vjosa Osmani do ta bëjë krenar gjithë Kosovën.

“VJOSË, Ne jemi me ty. Ne të besojmë. Sepse jemi të sigurtë se do t’na bësh krenarë neve dhe gjithë Kosovën. Faleminderit Mitrovicë.”, ka shkruan Safeti Kamberi në Facebook.

Safet Kamberi mbanë numrin 43 në listën e kandidatëve të LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës.