Saga e Speciales – Çfarë thanë 5 vjet më parë liderët politik të asaj kohe? (VIDEO)

Dhomat e Specializuara njoftojnë se i akuzuari i parë, Salih Mustafa, do të paraqitet para gjykatës të hënën.

Indeksonline ju sjell një miks deklaratash të liderëve politik rreth Gjykatës Speciale, të pesë vjetëve më parë, atëbotë kur kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi.

Përderisa ish-kryeministri Thaçi insistonte që Gjykata të themelohet, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kërkonte të mos votohet kjo Gjykatë dhe kërkonte një të tillë me bazë vendore.

Mbase më i artikuluari nga të gjithë opozitarët e kësaj nisme ishte Albin Kurti, gjë e cila e karakterizon, parashikonte dëmet historike e politike që do të sjell “Specialja” për gjithë Kosovën.

Përderisa përgatitjet fillonin, përjashta Qeverisë e Kuvendit veteranët protestonin kundër krijimit të Gjykatës Speciale – shkruan Indeksonline.

Lideri i AKR-së Begjet Pacolli deklaronte se Gjykata Speciale duhet të votohet dhe do të votohet, sikurse profesori i LDK-së Isa Mustafa që pohonte gjithashtu.

Për më shumë, shikoni videon me shumë informacione si rifreskim të kujtesës politike.

SHPËRNDAJE