Sali Berisha: Kam pasur takim 2 orësh me Adem Jasharin, nuk u arrestua kurrë në Shqipëri

Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur në emisionin Pressing rreth raporteve të tij me komandantin Adem Jashari, dhe akuzat e Presidentin Hashim Thaçi, se gjatë luftës pushteti i Berishës e kishte arrestuar komandantin.

Berisha thotë se ka takuar në një takim rreth dy orësh Adem Jasharin dhe përfaqësuesit e tjerë nga Kosova në fillim të viteve të ’90-ta.

“Kam fotografi me Adem Jasharin. I kam pritur dhe jam takuar me ta për më shumë se dy orë në fillimin e viteve 90-ta. Në fund ata janë ndarë të kënaqur sepse unë e përkraha luftën” , ka thënë Berisha.

Ai mohon se është arrestuar ndonjëherë Adem Jashari.

“Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Një njëri është arrestuar gabimisht dhe është lëshuar. Ai është Zahir Pajaziti. Është kapur aksidentalisht rojet në Has. E kanë kapur me armë. Më kanë njoftuar dhe menjëherë është liruar”, është shprehur ai. /Express/

SHPËRNDAJE