Salih Mustafa nuk deklarohet për akuzat ndaj tij

Ish-shefi i Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa pas leximit të aktakuzës nga gjykatësi, nuk ka pranuar të deklarohet lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të.

I pyetur se a dëshiron të deklarohet, Mustafa ka thënë se jo.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin tim”, ka thënë shkurt Mustafa

SHPËRNDAJE