Sami Lushtaku flet pas takimit me Thaçin-Veselin e Pacollin

Kryetari i komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e sotëm mes tij presidentit Thaçit kryetarit të PDK-së, në njërën anë dhe Rrahim Pacollit nga Aleanca Kosova e Re, në anën tjetër.

Ky takim, sipas tij, ka qenë spontan dhe nuk është diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve nacionale të 11 qershorit.

“E kam takuar rastësisht dhe takimi nuk ka pasur karakter politik”, ka thënë Lushtaku.

Lushtaku, i cili njihet për ndikimin e tij të madh në PDK ka thënë se nuk e ka në plan të përfshihet në formimin e qeverisë.

“Sapo kam dalë nga burgu dhe nuk po marr vesh asgjë”, ka shtuar Lushtaku.

Ndryshe, presidenti Thaçi ka ftuar partitë politike në një takim konsultativ./Indeksonline/

SHPËRNDAJE