Sapo erdhi kërkesa e fundit nga Albin Kurti

Kryeministri në largim, Albin Kurti në Ditën Botërore të Shëndetit ka shprehur mirënjohje për gjithë kujdestarët shëndetësor që janë duke shpëtuar jetë në këtë kohë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shkruar se “Në Ditën Botërore të Shëndetit ne jemi mirënjohës më shumë se kurrë më parë për punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor që po rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar tonën”.

Ndër tjera Kurti ka kërkuar që për t’i ndihmuar mjekët duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe të mbajmë distancën sociale.

“Le t’i ndihmojmë ata duke qëndruar në shtëpi dhe duke mbajtur Distancën Sociale. Përgjegjësia individuale dhe kujdesi i ndërsjellë, kështu do ta kalojmë COVID-19”, ka shkruar Kurti.

SHPËRNDAJE