Sauna, shëruese e sëmundjeve të zemrës dhe shumë të tjerave

Sauna konsiderohet si një ndër mënyrat më të mira për tu relaksuar, sidomos pas një jave të gjatë stresuese në punë.

Mirëpo, një raport i ri shkencor po tregon se të qëndrosh në saunë, nuk ndikon pozitivisht vetëm në parandalimin e stresit dhe në relaksim, transmeton gazetametro.net

Shkenctarët kanë treguar se ata besojnë se po të qëndrosh vetëm 5 minuta në saunë, ka efektin e njejtë si ushtrimet fizike, si një shëtitje e gjatë.

Ata kanë treguar se kanë ardhur në përfundim se po të rrish në saunë më shumë se rregullisht, mund të ulni rrezikun e sëmundjeve të zemrës, mushkrive dhe vdekjes së parakohshme.

Shkenctarët kanë dokumentuar tashmë e disa vite ato që i kanë zbuluar, duke ardhur në përfundim se sauna ndikon pozitivisht në sistemin nervoz autonomik.

Ndërsa ky i fundit, i kontrollon shumë funksione të organizmit, duke përfshirë këtu frymarrjen, rrahjet e zemrës dhe procese të tjera.

Pos kësaj, studimet sugjerojnë se sauna mund të parandalojë presionin e gjakut, korestorolin e dëmshëm dhe zvogëlimin e arterieve, që janë tri arsyet kryesore për sëmundje të zemrës.

Ndërsa, sauna ka efekte të mira edhe për të sëmurit me diabet, kjo pasi që i zvogëlon inflamacionet dhe stresin.

Mirëpo, pavarsisht këtyre dobive që i sjell ajo, më herët ka pasur studime që kanë sugjeruar se sauna ndikon negativisht në organizëm. Disa studies italian kanë thënë më herët se sauna mund të dëmtojë spermën e burrave. /gazetametro

SHPËRNDAJE