SBASHK kërcënon sërish: Nëse nuk votohet nesër projektligji, i kthehemi grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me të gjithë pjesëtarët e saj lidhur me koeficientin e fundit për paga që u është dhënë nga institucionet kosovare.

Kryetari i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në konferencën për media tha se do ta pezullojnë grevën derisa Kuvendi ta votojë Projektligjin për Paga.

“Të gjithë përfaqësuesit edhe nga Komuna edhe nga Universitetet një zëri u deklaruan që greva të pezullohet në pritje që Parlamenti i Kosovë të debatojë dhe të votojë edhe ligjin për Buxhetin edhe ligjin për paga”,

“Greva nuk është mbyll por është pezulluar pikërisht nga fakti në pritje se a do të votohet në të vërtetë koeficientët për të cilat jemi marrë vesh”, tha Jasharaj, gjatë kësaj konference.

Menaxheri i Financave në SBAShK, Ymeri Ymeri falënderoi institucionet kosovare që rritën koeficientin e pagës së tyre.

“Me marrëveshjen e arritur, i gjithë sektori i arsimit përfshihet në rritje të koeficientit, por me këtë rritje nuk është arritur ajo çka kemi kërkuar”.

Në anën tjetër, kryetari i sindikatës Rrahman Jasharaj u pyet nga gazetarët nëse greva e mësimdhënësve ka qenë e ndikuar politikisht, por ai nuk e pranoi një gjë të tillë duke thënë se greva ishte kërkesë e mësimdhënësve.

SHPËRNDAJE