SBASHK-u refuzoi ofertën e Haradinajt për ngritjen e pagave, Kelmendi ka disa fjalë për këtë!

Publicisti, Adriatik Kelmendi ka bërë një reagim pas refuzimit që SBASHK-u i ka bërë ofertës së kryeministrit, Ramush Haradinaj për ngritje pagash.

Kelmendi, ka theksuar se Qeveria dhe mësimdhënësit janë hidhëruar keq mes vete, sipas tij, ata nuk po shtyhen se kush po punon për Kosovë më shumë por se kush po vjelë para më tepër, shkruan Gazeta Blic.

Shihni shkrimin e plotë të Kelmendit të bërë në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’. 

Qeveria dhe mësimdhënësit janë hidhëruar keq mes vete.
Po shtyhen, jo se kush po punon për këtë Kosovë më shumë, por kush po ia vjelë disa pare më shumë!
Bravo! Vetëm kështu përparon shteti… 😉😞
#PërFëmijëtTanë

Ndryshe, SBASHK-u ka refuzuar ofertën e Haradinajt për ngritjen e pagave, ata kanë njoftuar se do të vazhdojnë me greva deri në realizimin e kërkesave të tyre. Greva në arsim ka filluar që nga 14 janari./Gazeta Blic./

SHPËRNDAJE