Schulz e Merkel përplasen në debatin pas zgjedhjeve

Udhëheqësi i Partisë Socialdemokratike të Gjermanisë (SPD), Martin Schulz, ka sulmuar kancelaren aktuale të Gjermanisë, njëherësh udhëheqëse e aleancës ndërmjet Unionit Socialdemokratik (CDU) dhe Unionit Kristiansocial (CSU), Angela Merkel, pas zgjedhjeve federale, të mbajtura të dielën në vend.
Në një debat televiziv pas zgjedhjeve – në të cilat SPD ka marrë vetëm 20 për qind të votave, duke dalë e dyta, pas koalicionit CDU-CSU, që ka marrë 32.5 për qind të votave, sipas ‘exit poll’-eve – Schulz ka thënë se Merkel nuk mund të cilësohet fituese.

Për herë të parë në parlamentin gjerman kanë arritur të hyjnë ekstremistët djathtistë nga Alternativa për Gjermaninë, me 13.2 për qind të votave, të cilët kanë dalë të tretët.

“Ti je humbësja më e madhe”, i ka thënë Schulz, Merkelit. Performanca e udhëheqësit të SPD’së në debat është cilësuar nga analistët si e çuditshme dhe justifikuese. Ata kanë vlerësuar se Schulz është shfaqur “humbës i keq”.

Kancelarja gjermane ka këmbëngulur se do ta formojë qeverinë e re të vendit.

E pyetur për mundësinë e formimit të një qeverie pakice, Merkel ka thënë se dëshiron të ndërtojë një qeveri stabile për Gjermaninë. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/schulz-merkelit-ti-je-humbesja-me-e-madhe-438558/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

SHPËRNDAJE