Seanca për Qeverinë Hoti të shtunën – Njohësi i Kushtetutës Riza Smaka thotë që po bëhemi stërgazi i botës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot lajmëroi që ka dekretuar Avdullah Hotin për të krijuar Qeverinë e Kosovës.

E shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi tha që seanca për ta votuar këtë Qeveri pritet të mbahet të shtunën.

Ndërsa, Vetëvendosje, këtë punë e ka dërguar në Gykatën Kushtetuese.

Megjithatë, të premtën është ditë pushimi shkaku i 1 majit, andaj edhe pëgjigja nga Kushtetuesja me shumë gjasë nuk do të jetë para së shtunës.

E njohësi i saj, profesori Riza Smaka, në një intervistë për inFokus po thotë që krejt kjo punë është jo ligjore e jo kushtetuese.

E edhe Gjykatën Kushtetuese po e sheh si të ndikuar politikisht.

“E ligjshme nuk është, e rregullt nuk është, e aty edhe po të kishte shkuar deri këtu 15 ditë është afati, e jo dy ditë, tri ditë e të kapet termini kur ka festa, po ta kishim Gjykatën çfarë do duhej ta kishim, menjëherë do duhej ta kishte quajtur anti-kushtetutare, po tash që ajo është më tepër gjykatë politike, ka qenë gjithmonë në funksion të politikave, marrin paga 30% më të lartë ai i Gjykatës Kushtetutare më shumë se ai i Supremes.

Madje, Smaka thotë që është shumë e thjeshtë, Qeveria nuk mund të bëhet pa të parin.

“Së pari ja vlen të theksohet që nuk mund të formohet qeveria nga opozita parlamentare pa subjektin politik të parë me numër të mandateve në kuvend pa Vetëvendosjen. LVV nuk e ka konsumua të drejtën e vet ta jep kandidatin për mandatar e pa e konsumua këtë të drejtë, nuk mund të shkohet në koalicionin tjetër, kjo është e thjeshtë e do duhej kështu të veprohej, opozita po don ta formoj qeverinë për ta pruar gjendjen para aktit të kryer e për ta influencuar Gjykatën Kushtetuese ja u formua e mos të shkaktohej skandale”, ka thënë Smaka.

Ai thotë që arsyetimi i opozitës për të formuar Qeverinë pa Vetëvendosjen nuk qëndron.

“Neni 95 par 5 në të cilën po apelohet opozita nuk i referohet formimit të Qeverisë pas mocionit por kur mbetet pa kryeministër për shkak të invaliditetit e sëmundjes e dorëheqjes e është tepër e thjeshte. Kushtetuta nuk mund të interpretohet me opinione por ne menyre koncize e precize e të përgjegjshme”.

Smaka thotë që me këto gjëra, Kosova po bëhet stërgazi i botës.

Kjo situatë është në mënyrë makiavleiste jo në mënyrë pedante e konformiste me kushtetutën, tash me u formua dy qeveri tash edhe ashtu jemi gazi i botës e bëhemi stërgazi i botës nuk është e rastësishme që 17 shtete e tërheqin njohjet, 1 të hiqte duhet të jepte dorëheqje qeveria”./Gazeta inFokus/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE