Seedorf s’do mall kinez në kombëtare: Kush luan në Kinë, s’ka vend te ne

Kameruni nuk do ta ftojë asnjë lojtarë që luan futboll në Kinë ose Azi sepse trajneri, Clarence Seedorf mendon se ”lojtarët e mirë nuk sfidojnë” në këto kampionate. Brutale, apo jo?

Seedorf, i cili mori drejtimin e Kombëtares në fillim të këtij muaji, në mënyrë kontraversale nuk e ftoi kapitenin, Benjamin Moukandjo, sulmuesin i cili luan për klubin kinez, Beijing Renhe.

Ish-mesfushori i Milanit e ka lënë jashtë skuadrës edhe Christian Bassogog, i cili luan në Kinë me Henan Juanye, transmeton IndeksOnline.

Vendimi i tij ngjalli shumë debat, por a mendoni ju se kjo ka një kuptim? Ja çfarë thotë 42-vjeçari për teorinë e tij:

”Lojtarët e rinjë të mirë nuk sfidojnë në Kinë ose në Azi”, tha Seedorf.

”Lojtarët duhet ta kuptojnë se nëse shkojnë pas kontratave luksoze, atëherë duhet ta harrojnë se mund të luajnë për ekipin Kombëtar”.

”Por, ne nuk jemi duka ua mbyllur derën askujt. Ne duam lojtarë të disiplinuar dhe që punojnë shumë, dhe nëse ka të tillë në Azi, atëherë ne do ta ftojmë”.

SHPËRNDAJE