Sejdiu tregon se çfarë bëri Ibrahim Rugova, pasi në LDK u gjuajtën me karrige në vitin 98’të

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka folur në lidhje me incidentet me karrige brenda LDK’së.

Ai tha se një gjë e tillë ka ndodhur edhe gjatë vitit 98-të, kur ishte kryetar i partisë Ibrahim Rugova.

“Rreth karrigeve. LDK-ja ka pasur një dukuri të tillë edhe në kuvendin e shkurtit të 98’shin. Aty faktikisht edhe u përgjysmua LDK’ja Kam qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë.

Kemi dhënë dorëheqje krejt ekipa. Jemi dy-tre vet të asaj strukture që nuk e kemi kthy atë vendim mbrapsht. Kanë pas të tillë që kanë dal edhe kanë dasht me kthy por Rugova nuk ka leju. Sepse ishte llogarit lojë. Nuk du me tregu pse, qysh e tek se megjithatë kam respekt për secilin.”, tregoi Sejdiu.

SHPËRNDAJE