Sekretari i AAK-së: Agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuar në Prishtinë- sinjale të mira për Haradinajn dhe vendin

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Lulzim Leci ka theksur se sulmet që po i bëhen Haradinajt nga Beogradi dhe nga disa adresa në Prishtinë, janë një sinjal i mirë.

Ai në një shënim në Facebook tha se këto sulme, tregojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.

“Ushtria u bë; Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon; Trepça gati për investime; Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë. Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Deklarata e plotë e Lulzim Lecit:

Agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë – sinjale të mira.

Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozës nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur.
Ushtria u bë;

Taksa ndaj produkteve serbe vazhdon;
Trepça gati për investime;

Kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë;

Ditëve në vijim, bëhuni gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha.

SHPËRNDAJE