Sekretari i Clintonit me fjalë të mëdha për Kosovën: Ishte udhëtimi më i mirë që kam pasur

Ish-presidenti Bill Clinton së bashku me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, qëndruan dje në Kosovë në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

E së bashku me ish-presidentin Clinton në Kosovë qëndroi edhe sekretari i tij, Angel Urena.

Urena përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky ka qenë udhëtimi më i mirë që ka zhvilluar ndonjëherë me ish-presidentin Clinton.

“Njerëzit e Kosovës janë shembull se çfarë mund të arrijnë nëse punojmë së bashku. Ky ka qenë një nga udhëtimet më të mira që kam bërë me presidentin Bill Clinton”, ka shkruar Urena.

SHPËRNDAJE