Sekretari i Kuvendit: Për tre muaj kuvendi ka shpenzuar 2 milionë e 200 mijë euro për mallra dhe shërbime

Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e ka kaluar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, pasi deputetet kanë vlerësuar se raporti nuk ka përfshirë të gjithë analizën e shpenzimeve.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se në këtë tre mujor kuvendi ka shpenzuar 2 milionë e 200 mijë euro për mallra dhe shërbime.

“Për 3 mujorin e parë, Kuvendi ka shpenzuar 2 milionë e 200 mijë euro për mallra dhe shërbime. 1 milion e 575 mijë ka shpenzuar për paga ose 48.40 për qind e buxhetit. Shërbime komunale 82 mijë”, tha Krasniqi.

Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, tha se stafi politik që janë këshilltarët e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kanë shpenzuar nëpër udhëtime zyrtare proporcionalisht sa deputetët.

Duke iu referuar raportit, Abdixhiku tha se Veseli vetëm në një udhëtim në SHBA ka shpenzuar mbi 21 mijë euro, duke u paguar një dhomë hoteli 600 dollarë. Ai ka ftuar që të kursehet në këtë aspekt.

SHPËRNDAJE