Seksi oral dhe duhani ndikojnë më së shumti në kancerin e gojës, këto janë simptomat!

Numri i njerëzve që diagnostifikohen me kancer të gojës është rritur 135& në 20 vitet e fundit, sipas një raporti të fundit.

Më shumë se 8 mijë britanikë thuhet se kanë sëmundje çdo vit, por në bazë të raportit thuhet se shkaqet kryesore janë seksi oral dhe duhani.

Kanceri i gojës tradicionalisht ka qenë diçka që është zhvilluar më shumë tek bura te moshuar por që tani po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm edhe tek gratë dhe të rinjtë, transmeton Indeksonline.

Përkundër faktit se 21% prej nesh e njohin dikë me kancer, shqetësuese është se 75% nuk mund të identifikojnë të gjitha shenjat dhe simptomat e kancerit të gojës.

Seksi oral thuhet të ketë rritur rastet e kancerit të gojës, duke përfshirë edhe aktorin hollywoodian, Michael Douglas.

Ndër simptomat që shfaqet janë: ulcerat e gojës që zgjasin më shumë se tri javë, arna të kuqe ose të bardha, gunga të pazakonshme, vështirësi në përtypje, gëlltitje dhe gjuhë të lënduar për më shumë se dy javë, mpirje ose ndjejnë të çuditshme në buzë ose gjuhë dhe të tjera./Indeksonline/

SHPËRNDAJE