Selim Pacolli ka një porosi për Vjosa Osmanin

Ish-kandidati i AKR-së në Prishtinë, Selim Pacolli i është kundërpërgjigjur Vjosa Osmani e cila ditë më parë ka thënë se votuesit e AKR-së janë sikur njerëzit e shtëpisë së LDK-së.

Pacolli në intervistën dhënë për “Expres”, i është drejtuar me disa fjalë deputetes se LDK-së duke ia bërë me dije se nuk mund t’i referohet në atë mënyre votuesëve të AKR-së.

“Zonja Osmani i quan votuesit e AKR sikur njerëz së shtëpise së LDK-së. Unë i tregoj zonjës Osmani se anëtarët e AKR-së elektorati i AKR-së dhe votuesit e AKR-së nuk janë dhe nuk i përkasin LDK-së sepse ata kanë zgjedhur alternativë tjetër dhe që i besojnë atij vizioni”, është shprehur Pacolli.

Sipas Pacollit as ai vet nuk mund të sigurojë që votuesit e tij të mos e votojnë kandidatin tjetër, ani pse ai ka vendosur ta përkrahë VV-në në Prishtinë.

“Votuesit e AKR-së i kanë besuar programit të Selim Pacollit për Prishtinën dhe do ta përcjelli maksimalisht deri në implementimin e tij. Unë barti përgjegjësi morale para elektoratit tim dhe unë nuk mund ta trajtojë në këtë rast as votuesit e mi që ata me datën 19 nëntor ta votojnë dikë tjetër, sepse ne nuk i kemi me tapi këta njerëz”, ka përfunduar ai, raporton gazetavlic.com