Selimi i bën horë Qeverinë Hoti: Ne jemi me qytetarët, e ju rrini me Thaçin!

Shefi i grupit parlamentar i LVV-së, Rexhep Selimi në foltoren e Kuvendit në seancën për formimin e Qeverisë së Re ka thënë se LDK-ja ka mashtruar qytetarët dhe vet parnerët e saj, pra VV-në.

Selimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka thënë se është i padrejtë.

Ndërsa për presidentin Hashim Thaçi tha se permës kësaj qeverie po tenton të fitoj edhe një mandat për vazhdimin e postit, shkruan IndeksOnline.

“Seanca e sotme e thirrur për të formuar një qeveri është një inciativë për ta zhbërë verdiktin e qytetarët të 6 tetorit.

Ne sot kemi përballë ata që duan të bëjnë qeveri pa fituesin dhe qytetarin.

Qeveria që ju po tentoni është rrjedhë e mashtrimit të dyfishtë, mashtruan qytetin që duan ndryshim dhe neve, partneret tuaj.

Dekreti i presidentit është i pabazuar në Kushtetutë, por Gjykata Kushtetuese bëri një aktgjykim të padrejtë.

Vendimi i Gjykatës ishte i padrejtë dhe padrejtësia është padrejtësi. Qeveria që doni ta formoni është jo legjitime pasi ju vepruat kundër vullnetit të popullit, nuk e keni shumicën.

Ajo që doni ta formoni sot nuk është Qeveria Hoti e as Qeveria Thaçi 3 por është më shumë se kaq.

Nga kjo Qeveri presidenti po tenton ta fitoj edhe një mandat si president.

Ju qëllimet i keni të cekta por të rreikshme”, tha ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE