Sellma bën sikur nuk e ka njohur vajzën e Arkanit, ja çfarë shkruan!

“Llepotica”, ishte komenti i bërë në fotografinë e vajzës së Arkanit, nga grimerja Sellma.

Kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente me komente nga më të ndryshmet, që i kujtonin grimes se çfarë ai ka bërë me gra, pleq e fëmijë.

Tani ka ardhur edhe reagimi i grimeres Sellma, e cila përmes një postimi të bërë në InstaStory është shprehur se nuk e njeh, dhe se tani nga ndjekësit e ka kuptuar se kush është ajo.

Madje ajo i ik përgjegjësisë, duke thënë se nuk e mban vetëm ajo këtë llogari në Instagram. Biles pjesa më qesharake është kur grimerja përmend dhe taksën, duke thënë se është pro saj për produktet ndaj Serbisë dhe B&H./GazetaBlic

SHPËRNDAJE