Senatorja Amerikane shah-mat Putinit: Rusia e ka gabim, Kosova është shtet, madje po përparon shumë

Senatorja amerikane që përfaqëson republikanët në Senat, Joni Ernst, ka thënë se Rusia është shumë gabim në lidhje me Kosovën, pasi që kjo e fundit është shtet i pavarur dhe se po ecën para.

Duke folur për Polygraph, Senatorja Ernst, ka thënë se Kosova po rritet dhe se për 10 vitet e fundit ka ecur mjaftë para, duke shtuar se ka përkrahjen e fuqishme të SHBA’së.

“E shoh Kosovën si një vend që po rritet, po lulëzon. Ky shtet për 10 vitet e fundit ka përparuar shumë. Ata kanë njohjen e SHBA’së. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa tyre, sidomos do t’u ndihmojmë shumë me Ushtrinë”, ka thënë ajo.

Tutje, Ernst ka shtuar se Rusia gabon në lidhje me Kosovën, kur thotë se kjo e fundit nuk është shtet i pavarur.

“Ne jemi shumë falenderues që kemi partneritet në Kosovë, dhe kështu do të vazhdojë. Une besoj fuqishëm që Rusia është gabim sa i përket Kosovës, dhe ne qëndrojmë gjithmonë prapa saj”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Senatorja Ernst vitin e kaluar është zgjedhur udhëheqëse seniore e republikanëve në Senat, ndërsa tani njihet si një nga politikanet më të fuqishme në legjislativin amerikan.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE