Serbët i kthejnë në deponi mbeturinash shtëpitë e shqiptarëve në veri

Banorëve shqiptarë që kanë jetuar para luftës në veri të Mitrovicës u është premtuar rindërtimi i shtëpive.

Pamjet tregojnë më së miri për gjendjen në të cilën kanë ardhur shtëpitë e shqiptarëve në luftën e 98’tës.

Për të mos mjaftuar kjo, tashmë serbët i kanë kthyer në deponi mbeturinash.

Banorët e më shumë se 300 shtëpive të rrënuara edhe 20 vjet pas luftës, kryesisht shqiptarë, janë pa pronë të tyre.

Disave prej tyre strehim po u gjen Komuna e pjesës jugore, duke i mbajtur me asistencë sociale.

E shumë të tjerë, detyrohen të paguajnë vetë qira.

Sipas një banori të kësaj lagjeje, Sinan Behrami, vetëm në lagjen Kroi i Vitakut janë 10 shtëpi që do të duhej të rindërtoheshin.

E banorët, pa kulm mbi kokë, janë gati të kthehen. Madje, thonë të mos kenë aspak frikë për këtë.

Por, kanë nevojë për rindërtimin e shtëpisë nga Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës në një prej mbledhjeve të fundit ka bërë një ndryshim plotësim të Udhëzimit Administrativ për rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore që konsiderohen se janë edhe rreth 300 shtëpi të pa rindërtuara.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza thotë se njerëzit kanë të drejtë të jetojnë në pronat e tyre, pa marrë parasysh se Qeverisë do t’i kushtojë miliona.

Hamza shtoi se projekti do t’u ndihmojë si shqiptarëve ashtu edhe serbëve.

Megjithatë, në pjesën veriore nga autoritetet e Serbisë është duke u realizuar projekti ilegal “Lugina e Diellit”, që vlen vetëm për serbët e veriut të Kosovës.

LAJMET QENDRORE

LAJMET QENDRORE

Publiée par Gazeta Express sur Samedi 27 juillet 2019

SHPËRNDAJE