Serbët kërkojnë shkarkimin e këtyre zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës

Përfaqësuesit e komunave serbe të Kosovës pas një mbledhje që është mbajtur sot në veriun e Mitrovicës kanë dalë me tri propozime.

Ata u kanë dhënë tri javë afat institucioneve të Kosovës që ta nisin formimin e Asociacionit në të kundërtën atë do ta bëjnë vet.

Kërkesë tjetër e tyre është dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendhsme të Kosoëvs dhe drejtorit të Policisë. Në këtë pikë ata kanë kërkuar edhe dënimin e siç u tha të gjithë atyre që kanë ushtruar dhunë të hënën kur u arrestua drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq. Ndërsa kërkesa e tretë e dal nga ky takim është apeli për institucionet e sigurisë, KFOR dhe EULEX që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë “që ta mbrojnë popullin serb në këto hapësira”.

SHPËRNDAJE