Serbët mbajnë të bllokuar asetin më të vlefshëm të Kosovës

Serbët kanë bllokuar sërish “Trepçën”.

Ky komunitet, që ka kundërshtuar nga fillimi ndryshimin e statusit të kësaj ndërmarrjeje, po refuzon të dërgojë emrat për anëtarë të bordit të saj, raporton KTV.
<
Në konkursin e hapur në dhjetor të vitit të kaluar, nga ky komunitet duhet të shkojnë 3 persona, por nuk kishte konkurruar asnjë. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Për të zgjidhur këtë ngërç, qeveria po tenton që bordin ta mbushë me sindikalistë nga i njëjti komunitet.

Me Ligjin e ri, kombinati metalurgjik është shndërruar në shoqëri aksionare në pronësi 80 për qind të qeverisë dhe 20 për qind të punëtorëve.

Në mungesë të bordit, Trepça nuk ka as drejtor dhe ende nuk është regjistruar si ndërmarrje publike me status të veçantë, siç e parasheh ligji.

Ky është vetëm njëri nga shumë borde që vazhdon të mos jetë i kompletuar.

Numri i tyre arrin në 18.

Por propozimi i anëtarëve nga qeveria, sipas Institutit për Politika Zhvillimore, nuk i bën ato të pavarura.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës thotë se kjo bllokadë do të ketë pasoja si në gjendjen e ndërmarrjeve e agjencive, ashtu edhe në ekonomi.

Në mungesë bordi, Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk do të mund të bëjë shqyrtimin tarifor që, sipas ligjit, duhet ta përfundojë deri në fund të këtij muaji, e me gjasë as gjetjen e një zgjidhjeje për pagesën e energjisë së shpenzuar në veri.

ZRRE-ja ka paralajmëruar se mos shqyrtimi i tarifave do të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin financiar të operatorëve dhe furnizimin me energji elektrike në vend.

SHPËRNDAJE