Serbët në Veri i japin fund “krizës humanitare”, ja kur do t’i çelin dyqanet

E ashtuquajtura “kriza humanitare” në veri të Kosovës do të përfundojë nesër sepse serbët kanë vendosur t’i hapin serish shitoret që i mbyllen dy ditë më parë.

Kryetari i Shoqatës së sipërmarrësve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka njoftuar se nesër të rihapen dyqanet, farmacitë dhe restorantet, të cilat dy ditët e fundit ishin mbyllur.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka hapur dje pika shitëse për qytetarët serbë, të cilët kanë mbetur pa furnizim me artikuj elementarë për shkak të vendimit të dyqaneve për mbyllje.

Petroviq ka thënë se me vendimin e para dy ditëve kanë treguar unitet dhe forcë.

Ne kemi treguar forcën, unitetin, ata nuk mund të na thyejnë dhe se ne nuk do të vuajmë nga shkarkimet dhe sulmet e tyre. Çdo përpjekje të mëtejshme Prishtinë do të takohet përgjigje edhe më të fortë,” ka thënë ai, siç përcjell televizioni publik serb.

Dyqanet në Veri u mbyllen si shenjë proteste ndaj taksës 100 për qind që Qeveria e Kosovës i ka vënë produkteve serbe që nga fundi i vitit të kaluar. /Express/

SHPËRNDAJE